Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Video ku tregohet një shqiponjë duke kapur një fëmijë, prej disa ditësh po bën xhiron në internet duke fituar miliona klikime e reagime nga më të ndryshmet.
Shpejt filmimet përfunduan në faqet e para të disa gazetave dhe në kronika në shumë televizione të mëdha ndërkombëtare. Në videon e postuar në Youtube sqarohet se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një park natyror të Kanadasë.
Fillimisht ishin të paktë ata që hodhën dyshimet mbi vërtetësinë e videos, ndërsa me kalimin e ditëve, këto zëra shtoheshin. Të premten, vetë autorët e videos pranuan se bëhej fjalë për një montazh 3D.
Ata thonë se nuk kishin për qëllim të mashtronin askënd dhe se punimi ishte një detyrë e mirërealizuar për temë diplome në Kolegjin e Punimeve të Animuara në Montreal. Sipas tyre, si fëmija në momentin e grabitjes, ashtu edhe shqiponja është një punim 3D i tyre. Ndaj qetësohuni! Asnjë shqiponjë nuk ka rrëmbyer fëmijë.
Top Channel