
Një në dhjetë kinezë besojnë se fundi i botës do të mbërrijë brenda datës 21 dhjetor, ashtu sikundër pretendohet në interpretimin e kalendarit antik të majave.
Ky është rezultati shokues i kryer nga televizioni shtetëror në Kinë, CCTV. E përkthyer në shifra, nisur edhe nga numri i madh i popullsisë, rreth 130 milionë kinezë besojnë në realizimin e profecisë së majave madje shumë prej tyre kanë nisur të marrin masat për t’i mbijetuar apokalipsit.
Shpikësi i varkës “Atlantid”, ose e arka moderne e Noasë, thotë se ka mundur të shesë vetëm brenda 4 ditëve të fundit 15 të tilla. Mjeti është i izoluar dhe sipas arkitektit, në gjendje t’u mbijetojë përmbytjeve apokaliptike të ngjashme me ato që kemi parë në filmin hollivudian “2012”.
Se sa të bindur janë kinezët vlen të përmendet edhe fakti që varka kushton rreth 6 mijë euro, një shumë e madhe po të krahasohet me të ardhurat për frymë në Kinë.
Top Channel