Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Marinsi Joseph Chamblin u dënua me zhgradim pasi rrëfeu para gjyqit
ushtarak se kishte urinuar mbi trupin e pajetë të një militanti afgan.
Rreshteri Chamblin duhet te paguaje edhe nje gjobe prej 500 dollaresh per shkak te asaj qe quhet “perdhosje e trupit”. Fillimisht, iu dha nje denim me 30 dite burg, por per shkak te marreveshjes se arritur me prokuroret ushtarake, kjo u terhoq.
Videoja e incidentit shokoi te gjithe boten pas publikimit ne muajin janar. Tre marinse te tjere jane ndeshkuar tashme dhe nje tjeter pret perballjen me gjyqin ushtarak. I pari e kishte pranuar fajësine, nje tjeter rrefeu se kishte pozuar me kufomen e nje i treti, pranoi se kishte genjyer hetuesit.
Ne video, dikush degjohet qe thote: kalofsh nje dite te mire, shoku! incidenti besohet te kete ndodhur gjate nje operacioni kunder rebeleve ne provincen afgane te Helmandit diku nga fundi i korrikut 2011. Pamjet u publikuan ne nje moment delikat per marredheniet amerikano-afgane, kur zyrtaret amerikane po perpiqeshin t’i ulnin talebanet ne tryezen e negociatave. Nje muaj me vone, protesta te dhunshme shperthyen ne mbare Afganistanin pas njoftimeve se trupat amerikane ne bazen e Bagramit kishin djegur disa kopje te Kur’anit.
Top Channel