SHBA, John Kerry Sekretar i Shtetit

21/12/2012 17:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, emëroi John Kerry si Sekretarin e ardhshëm të Shtetit, raportuan pasditen e së premtes rrjetet amerikane te lajmeve.

Kerry do të zëvendësojë në krye të këtij Departamenti kyç Hillary Clinton.

Clinton lajmeroi perpara zgjedhjeve presidenciale te nentorit se nuk do te vazhdonte me detyren e saj ne mandatin e dyte te presidentit Obama. Ajo shihet si nje kandidate potenciale e demokrateve ne zgjedhjet presidenciale te 2016-s, ndonese ish-Zonja e Pare e ka mohuar kete mundesi.

Kerry ishte kandidati humbës përballë George W. Bush, në zgjedhjet presidenciale të 2004-s dhe aktualisht kryeson Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Emërimi i tij vjen pasi kandidatja tjetër për detyrën, ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, deklaroi se nuk dëshironte të merrte përsipër këtë pergjegjesi.

Republikanët kritikuan ashpër rolin e Rice, në mohimin e sulmit terrorist të ndodhur në Bengazi, ku në 11 shtator humbi jetën ambasadori amerikan.

Rice mbështeti tezën se sulmi mbi konsullatën amerikane në Libi ndodhi spontanisht pas protestave për transmetimin e një filmi anti-islamik, por provat e mëvonshme treguan se sulmi ishte i organizuar dhe ajo u detyrua të kërkonte ndjesë për atë deklaratë.

69-vjeçari Kerry, një veteran i luftës në Vietnam, konsiderohej si një kandidat edhe në vitin 2008, përpara se të emërohej zonja Clinton.

Ai është aktualisht një prej senatorëve me më shumë ndikim, ndërsa ka kryer udhëtime kyçe për diplomacinë amerikane në vitet e fundit, në Pakistan, Palestinë dhe Siri.

Top Channel