Republikanët në SHBA kanë anuluar votimin në Kongres të rritjes së taksave, një hap konkret sipas tyre, që do të ndihmonte në shmangien e të ashtuquajturit “shkëmbi fiskal”.
Ata u tërhoqën nga votimi, pasi dështuan të siguronin mbështetjen e nevojshme për faturën, të emërtuar “Plani B”, e cila do të rriste taksat mbi të ardhurat në rreth 1 milionë dollarë.
Më herët, një tjetër faturë, e cila shkurton shpenzimet e brendshme, kaloi me vështirësi me 215 vota pro, kundrejt 209 kundër. Një marrëveshje duhet të arrihet deri më 1 janar, ose një kombinim midis rritjes së lartë të taksave dhe shkurtimit të mprehtë të shpenzimeve do të hyjë në fuqi.
Analistët në SHBA dhe jashtë tyre kanë shprehur shqetësimin se, dështimi për të arritur një marrëveshje do t’i çojë SHBA-të drejt një recesioni.
Anulimi i votimit erdhi, teksa bisedimet me Shtëpinë e Bardhë duken se kanë ngecur. Presidenti Barack Obama kishte kërkuar edhe rritje të taksave për të pasurit, por nxiste një prag më të ulët prej 400 mijë dollarë.
Rreziku i vetos – Fatura e parë, e cila shihte shkurtime të shpenzimeve të brendshme, por duke mbrojtur buxhetin e mbrojtjes, kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me një marzh tepër të ulët.
Gjithsesi thuhet se liderët republikanë , në Senatin e dominuar nga demokratët, e kishin të pamundur të siguronin votat e mjaftueshme për të kaluar edhe faturën e dytë, ndaj dhe anuluan votimin. Zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha gjatë një deklarate se fatura “nuk siguronte mbështetjen e mjaftueshme nga anëtarët tanë, për të kaluar”.
Gjatë së enjtes, lideri i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Eric Cantor, tha: “Ne, si republikanë, kemi ndërmarrë veprime konkrete për të shmangur shkëmbin fiskal”. Ai dhe Boehner thanë se fatura e paraqitur para tyre mund të kishte siguruar ulje të përhershme të taksave për 99,8% të amerikanëve.
Megjithatë, Cantor shtoi se republikanët nuk do t’i dërgojnë anëtarët e tyre në shtëpi, për pushimet e Krishtlindjeve, pas këtij votimi, një shenjë kjo që Kongresi pritet të votojë pas një marrëveshjeje bipartizane brenda këtyre ditëve.
Top Channel