OKB mbështet ndërhyrjen ushtarake në Mali

21/12/2012 02:00

Këshilli i sigurimit të OKB-së ka autorizuar një forcë ushtarake të udhëhequr nga afrikanët, për t’u përpjekur për largimin e islamikëve nga veriu i Malit.

Këshilli votoi unanimisht për t’i dhënë forcë vepruese atyre, me një mandat fillestar 1-vjeçar. Rezoluta përcakton gjithashtu “standardet” për Malin, përfshi pajtimin politik dhe trajnim të përmirësuar për ushtrinë.

Grupi i armatosur, disa prej të cilëve janë të lidhur me al-Qaeda-n, mori drejtimin e veriut të Malit, pas një grusht shteti ushtarak në mars, duke ngritur një formë të ashpër të ligjit islamik.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas), bëri të ditur se kishte gati 3000 trupa për të shkuar në Mali, edhe pse operacioni nuk pritet të fillojë përpara shtatorit 2013.

Rezoluta, e hartuar nga Franca, përcaktonte një proces me disa faza për ribashkimin e Malit. BE dhe disa shtete anëtare të OKB-së janë ngarkuar për të ndihmuar në rindërtimin e ushtrisë së Malit, e cila u shkatërrua kur nacionalistët Tuareg dhe rebelët islamikë pushtuan veriun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA