Lamtumira e ëngjëjve të Kënektikatit

21/12/2012 23:55

Shtetet e Bashkuara mbajtën një minutë zi, në kujtim të 26 viktimave të masakrës së Kënektikat. Këmbanat në Njutaun u dëgjuan 26 herë, një javë pasi 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë barbarisht, në shkollën fillore Sandy Hook.

Guvernatori i Kënektikat, Danel Malloi, u kërkoi amerikanëve, në të gjithë vendin, t’i bashkohen momentit të zisë. Rënia e këmbanave u dëgjua dhe në shtete të tjera. Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi se do ta bënte këtë privatisht.

Në Uashington, Shoqata kombëtare e Armëve, apo “National Rifle Association”, NRA, theu heshtjen që zgjat prej një jave, me një deklaratë në mbrojtje të armëve. Shefi ekzekutiv i NRA-së, Uejn La Pier, kritikoi politikanët, që e shfrytëzuan tragjedinë për “përfitime politike”. Ai propozoi policë të armatosur në çdo shkollë të vendit, në mbrojtje të fëmijëve.

“E vetmja gjë, që ndalon një djalë të keq me armë, është një djalë i mirë me armë”.

La Pier bëri thirrje për një bazë të dhënash të të sëmurëve mendor dhe fajësoi videolojërat e dhunshme e filmat që i portretizojnë vrasësit, si “fenomene të zakonshëm”.

Ai kritikoi median, që demonizon, sipas tij, poseduesit e ligjshëm të armëve, si dhe bën sugjerime për embargon e disa lloj armësh. Fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga protestuesit, që mbanin pankarta, ku shkruhej se NRA i kishte duart e përlyera me gjak.

Masakra në Njutaun i detyroi disa kongresmenë pro-armëve, të flasin për kontrolle më strikte për përdorimin e tyre në SHBA. Disa të tjerë mbështesin idenë se edhe mësuesit duhet të armatosen në shkolla.

Deri tani nuk ka një konsensus mes dy partive. Pas masakrës, presidenti amerikan Barack Obama foli për shtrëngimin e ligjeve mbi armët. Në krye të kësaj iniciative u caktua zv/presidenti Xho Bajden, i cili pritet t’i paraqesë propozimet brenda një muaji.

Obama deklaroi se do të mbështesë rikthimin e embargos së armëve të sulmit, që përfundoi në 2004.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA