Katalunjë, referendum për pavarësinë në 2014-n?

21/12/2012 21:20

Dy partitë kryesore në krahinën e Katalonjës lidhën një aleancë me synimin e realizimit të një referendumi për pavarësinë nga Spanja në vitin 2014.

Zëdhënësit e dy partive kryesore konfirmuan marrëveshjen ditën e premte, por pranuan se data fikse e mbajtes së referendumit mund të shtyhet në varësi të kushteve të caktuara politike.

Megjithatë, edhe nëse referendumi do të mbahet, duket pothuajse e pamundur që Madridi zyrtar të pranojë paraprakisht rezultatin e tij, pavarësisht se si ai do të jetë.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se krahina me përmasa të ngjashme me të Shqipërisë dhe një popullsi prej 7,6 milionë banorësh mbështet me shumicë dërrmuese opsionin e shkëputjes.

Të pyetur mbi mundësinë që dy partitë të ndryshojnë qëndrim dhe të anullojnë referendumin, zëdhësit thaën se “kjo mund të ndodhë vetëm nëse një bombë bërthamore do të hidhet mbi ne”.

Sipas mediave ndërkombëtare, drejtuesit e Katalonjës po marrin në konsideratë të përdorin precedentin kosovar, në mënyrë që të fitojnë pavarësinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA