Italia në pritje të vendimit të Montit

21/12/2012 00:00

Kryeministri italian, Mario Monti ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për këtë post në zgjedhjet që pritet të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Zyra për shtyp e Montit reagoi për herë të parë ndaj titujve të gazetave që përflasin rikthimin ose jo të tij.

“Kryeministri nuk ka vendosur dhe pikë. Kryeministri do t’u drejtohet italianëve për t’u thënë se cfarë i mungon vendit dhe më pas do të shihet reagimi i partive politike”, thuhet në deklaratë.

Mediat italiane thonë se me shumë gjasa fjalimi i Montit drejtuar italianëve do të mbahet të shtunën ose të dielën, dy ditët kur bursat janë të mbylluara, pikërisht për të mos ndikuar tek tregjet financiare.

Përgjatë këtij fjalimi nuk shmangen prizat. Corriere della Sera shkruan se në përqindje të lartë besimi, Monti mund të njoftojë rikandidimin dhe publikimin e një liste me emra “të papërlyer” për anëtarë të kabinetit qeveritar që do të dalë pas zgjedhjeve.

Rikandidimi i Montit shihet si komoditet edhe për aleatët në Eurozonë, sidomos për Gjermaninë që do të preferonte kryeministrin aktual në vend të një rikthimi të mundshëm të Berlusconi-t, që ka njoftuar synimet për t’u bërë për të gjashtën herë kryeministër.

Por cfarë do të ndodhë? Të presim e të shohim deklaratën e Mario Montit.

Top Channel