Britani, gazetat: Jemi gjallë!

21/12/2012 23:30

Jemi gjallë! Afati për fundin e botës skadoi, pa shi të zjarrtë apo tërmete shkatërrimtare! Në Britani, ata që besonin se fundi i botës do të vinte në orën 11:11 GMT, kanë nisur të festojnë.

Me pak fjalë, ia hodhëm! Ky ishte mesazhi optimist i gazetës britanike Daily Mail, ndër të parat, që përshëndeti mospërmbushjen e profecisë Maja, ose të paktën interpretimit të apokalipsit, që i ishte bërë asaj.

Për shekuj me radhë, fundi i kalendarit Maja, i cili mbyllet sot, ishte marrë si shenjë e  shkatërrimit të pashmagshëm të Tokës. Por ka të paktën një njeri, në mbarë rruzullin, që shpresonte në përmbushjen e profecisë.

Martin Muller ka vënë bast 10 stërlina me kompaninë Paddy Power se bota shkatërrohet në 21 dhjetor 2012. Në rast se fitonte, do të merrte 50.000 stërlina. Vetë 26-vjeçari e ka pranuar se, po të ndodhe vërtet kataklizma, do ta ketë të vështirë t’i marrë paratë.

“Por e provova një herë”, shpjegon ai. “Nuk kisha gjë për të humbur”.

Australia është një nga të parat vende, që sheh lindjen e diellit në atë që supozohej të ishte “fundi i ditëve” dhe faqja e agjencisë australiane të turizmit në facebook ishte bombarduar me mesazhe, ku të gjithë pyesnin si është situata.

“Epo, jemi gjallë”, ka qenë përgjigja e saj ndaj përdoruesve të shqetësuar të rrjetit social. Armagedoni u shty për një datë tjetër. Megjithatë, paniku nuk ka munguar.

33 shkolla në Michigan të Shteteve të Bashkuara u mbyllën më shpejt për Krishtlindje, nga frika se apokalipsi i shumëpërfolur i Majave mund të nxiste ndonjë sulm ndaj nxënësve.

Fundi i dsikutuar i botës i ka bërë mirë, nga ana tjetër, biznesit, ndërsa shitja e kundragazeve, tabletave për pastrimin e ujit, ushqimeve të gatshme, tendave për fushim e gjeneratorëve ka pasur një bum të jashtëzakonshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA