Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Nën direktivat e marra nga presidenti Obama, zv.presidenti Joe Biden mblodhi grupin e punës të ngritur me misionin e shqyrtimit dhe propozimit të ndryshimeve të nevojshme në legjislacionin amerikan për armë-mbajtjen.
Zv.presidenti deklaroi se duhet të ndërmerren masa të menjëherëshme për të ndaluar masakra si ajo e Sandy Hook në Konektikat.
“Presidenti është i vendosur që të realizojë atë që u premtoi amerikanëve; marrjen e masave dhe ne duhet të veprojmë në mënyrë të tillë që të mos lejojmë më që të vriten fëmijët tanë, ashtu si ajo që pamë në Konektikat”, tha zv.presidenti Biden në mbledhjen e parë të grupit të punës që udhëhiqet prej tij.
Task Forca u ngrit me urdhër të presidentit Obama pas masakrës së Sandy Hook ku gjetën vdekjen 26 persona, plus autorin dhe të ëmën e tij. Presidenti kërkon që brenda muajit janar grupit të dalë me propozime konkrete për ndryshimet në legjislacionin për armë-mbajtjen.
Vështirësitë për t’u pajisur me një armë në SHBA janë të pallogaritshme, kjo falë një neni të Kushtetuës, ku armë-mbajtja interpretohet si një liri personale e individit.
Top Channel