Argjentinë, ushtria kundër anarkistëve

21/12/2012 16:00

Autoritetet argjentinase dërguan disa qindra trupa ushtarake në qytetin jugor të Bariloches, pasi bandat anarkiste udhëhoqën një plaçkitje disa-ditore mbi supermarketet e qytetit.

Situata në qytetin e njohur për resortet alpine dhe pistat e skive doli nga duart e policisë lokale, duke detyruar Buenos Airesin të ndërhynte në mënyrë më të vendosur për të rikthyer rendin dhe sigurinë publike.

Disa dhjetëra persona, shumica e të cilëve me fytyrat e mbuluara, hynë në supermarkete duke vjedhur elektroshtëpiake, veshje, ushqime dhe lodra.

Guvernatori Alberto Weretilneck ishte ai që kërkoi nga shteti ndihnë, duke theksuar se anarkia po kërcënonte jetën normale të banorëve të zonës.

“Me veprime të tilla, këto banda po përpiqen të krijojnë një imazh të rremë pasigurie dhe kolapsi shoqëror e politik të vendit”, shkruhej në një deklaratë të autoriteteve lokale.

Sipas mediave argjentinase, eshte presidentja Cristina Fernandez de Kirchner ajo që vendosi zhvendosjen e trupave ushtarake në zonë dhe që po udhëheq personalisht operacionin kundër bandave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA