Acari ukrainas vret 83 persona

21/12/2012 15:45

Të paktën 83 persona kanë humbur jetën në Ukrainë si rrjedhojë e të ftohtit që ka goditur vendin, lajmëruan ditën e premte burimet zyrtare.

Temperatura deri në -23 gradë celcius dhe rreshje të dendura dëbore gjatë dhjetorit kanë bërë që i gjithë vendit të jetë i mbuluar nga bardhësia dhe një shtresë e trashë akulli.

Shumica e personave që humbën jetën ishin të pastrehë të ekspozuar ndaj të ftohtit ekstrem.

Ndërkohë, vendi ish-sovjetik me 48 milionë banorë përballet me vështirësi dhe bllokime serioze në sistemin e tij të transportit.

Në një autostradë në perëndim të vendit, një grup makinash kanë mbetur prej tre ditësh në një trafik prej 20 kilometrash të gjatë.

Ndërkohë, disa persona kanë humbur jetën edhe në vendet fqinje të Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilat ashtu si në pjesën dërmuese të Europës Lindore, janë duke vuajtur pasojat e një dimri të acartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA