SHBA, rritja ekonomike tejkalon parashikimet

20/12/2012 15:30

Ekonomia amerikane u rrit me 3,1% në tremujorin e tretë të vitit, më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Departamenti i Tregëtisë publikoi shifrën e rritjes 2,7% në nëntor, por të dhënat e rishikuara treguan se rritja kishte qenë edhe më e lartë.

Megjithatë, optimizmi i autoriteteve amerikane është i përmbajtur, pasi parashikohet një ngadalësim i ndjeshëm në tremujorin përmbyllës të vitit, kur do të ndihen edhe rrjedhojat e superstuhisë “Sandy”.

Sipas parashikimeve aktuale, rritja në këtë tremujor do të ulet në 1,5%.

Në periudhën korrik-shtator, shpenzimet qeveritare u rritën me 0,3%, ndërsa fuqia blerëse u fuqizua me 1,6%.

Të dhëna të tilla për ekonominë kanë ndihmuar në zbutjen e papunësisë, por pritet të kenë pak ndikim në përpjekjen e Obamës për të zbatuar një program shkurtimesh për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Top Channel