Shtetësja gjermane Natali Veliaj, e dyshuar për vjedhjen e 1,4 milionë euro nga tenderi i pasaportave, ia ka treguar Prokurorisë emrat e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët, sipas saj, janë të përfshirë në këtë skandal.

Veliaj, për afro 5 orë, u mor në pyetje nga një prokuror i huaj dhe një vendas, me urdhër të të cilëve u ndalua publikimi i emrave dhe fakteve të tjera, që implikojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Avokati Tomë Gashi tha se Prokuroria e shpalli lëndën e pasaportave si konfidenciale dhe publikimi i cfarëdo informacioni rreth saj paraqet vepër penale.

Megjithatë, sipas tij, Veliaj i ka dorëzuar Prokurorisë një pjesë të provave materiale, që ajo posedon, të cilat implikojnë zyrtarë të lartë të MPB-së.

Intervistimi i Veliajt, lidhur me këtë cështje, do të vazhdojë të entjen. Shtetësja gjermane, e cila pretendon se nuk është e vetme në këtë skandal, dyshohet për keqpërdorimin e 1 milionë e 400 mijë euro, parà këto, të cilat do të duhej të kalonin në kompaninë austrike, e cila kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike.

Top Channel