Me kalimin e moshës lëkura jonë pëson shumë ndryshime. Një prej të cilave është reduktimi i kolagjenit, përbërës i cili është përgjegjës për strukturën e saj.

Kështu që mosha është përgjegjëse për dëmtimin e kolagjenit dhe aftësia për ta riprodhuar sërish vjen duke u minimizuar me vitet. Gjithashtu edhe substanca përgjegjëse për trashësinë e lëkurës fillon të reduktohet. Ajo bën që pamja jonë të duket shumë e re pasi lëkura qëndron e tendosur.

Të gjitha këto humbje substancash dhe indesh bëhen më të dukshme mbi lëkurë pasi fillon dhe kalon mosha e rinisë. Por, duhet thënë se sapo arrijmë të 20-at, lëkura fillon të plaket dhe efekti i procesit fillon të duket pas 10 vjetësh. Me struktura gjithnjë e më pak eficente, lëkura jonë fillon të reagojë ndryshe me plakjen.

Bëhet më e ndjeshme ndaj dritës dhe ndryshimeve ekstreme të motit dhe fatkeqësisht me fillimin e plakjes së saj fillon të ndryshjë dukshëm edhe pamja e lëkurës. Humbja e elasticitetit për shkak të reduktmit të substancave të mësipërme bën që të fillojnë të shfaqen rrudhat dhe varjet e lëkurës.
 
Por mosha nuk është faktori i vetëm përgjegjës për pamjen tonë. Shkaktarë të tjerë shumë të fortë janë edhe rrezet ultra violet të diellit dhe mbase nuk ju ka shkuar kurrë ndër mend, por edhe mënyra sesi flini ndikon në mirëqënien e lëkurës suaj.

E sa i takon duhanit, kjo është e padiskutueshme. Që të gjithë e dini se ai përshpejton plakjen e pamjes suaj të jashtme.

Fraksel, trajtimi që i rikthen fytyrës rininë

Ajo çfarë gratë vuajnë më së shumti me kalimin e viteve është pamja e tyre e jashtme, e cila ndryshon pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve për ta mbajtur atë sa më të re.

Përgjegjëse kryesore për këtë është lëkura, e cila fillon të tradhëtojë. Megjithatë, jo të pashpresa zonjat, pasi veç të tjerash, ka një mënyrë shumë efikase për të riparuar gjurmët e moshës, por edhe shenjat e tjera në lëkurë. Ky është trajtimi me rreze fraksel. Mjeku Antonio Ortega tregon për suksesin e trajtimit: “Lazeri shkatërron një pjesë të indeve për të riaktivizuar rigjenerimin e tyre.”

Fraksel është një metodë ku përmes emetimit të rrezeve lazer, krijohen plagë mikroskopike të dermës, të cilat janë të afta të riprodhojnë kolagjen dhe elastinë.

“Vendosim një pomadë anestezike para trajtimit. Pas trajtimit, pacienti nuk ndjen dhimbje, por duket sikur është djegur nga dielli”, sqaron doktori.

Fraksel nuk është një metodë shumë e dhimbshme. Trajtimi shkakton disa skuqje të vogla, të cilat largohen me pak kohë.

Fraksel nuk bën pjesë tek ato trajtime ku rezultati duket menjëherë. Duhet pak kohë që fytyra të tregojë ndryshimin, por ajo çfarë është shumë e rëndësishme është se bëhet fjalë për një trajtim tërësisht natyral, pa injektime substancash: “Për të parë rezultatet duhet të paktën një javë.”

Fraksel është një trajtim i përshtatshëm për një lëkurë më të re, për një pamje uniformë të saj, si dhe për zvogëlimin e akneve dhe poreve.

Zeltiq, drejt përsosmërisë trupore pa operacion dhe pa lodhje

Nëse ndiheni të bezdisur nga ndonjë pjesë e tepërt dhjamore në trupin tuaj, por u mungon vullneti për tu ushtruar fizikisht, tani ka një metodë që pa shumë sforcime ju rikthen pamjen ideale.

Kjo falë trajtimit me Zeltiq. Nëse s’e keni dëgjuar ndonjëherë më parë, zeltiq është një trajtim i ri estetik jo invaziv që në mënyrë shumë të efektshme redukton pjesët e dhjamura në trupin tonë. Gjithë procedura për eleminimin e përhershëm të tuleve të tepërta bazohet në parimin shkencor të “Cryolipolysis”.

Kjo metodë përdor të ftohtin për të minimizuar qelizat e dhjamura të trupit. Përmes procesit të ngrirjes, gradualisht fillon shkatërrimi i tyre, kështu që brenda një kohe shumë të shkurtër trupi rifiton konturet normale pa pjesët e kërcyera që shpesh na bëjnë të ndihemi keq nën veshje të ngusha apo rrobat e plazhit.

Pa dhimbje dhe angazhim fizik, zeltiq është një metodë e shkëlqyer alternative e lipostuksionit. Aparatura që realizon këtë proces aplikohet vetëm në zona të caktuara, aty ku identifikohet pjesa e dhjamur dhe më pas fillon të transmetojë të ftohtë në atë zonë. Trupi në të gjitha rastet reagon duke shfaqur skuqje në zonën ku po veprohet, por ky është efekt pozitiv pasi tregon se qelizat nën shënjestrën e zeltiq po shkatërrohen.

Gjithë procedura mund të marrë jo më shumë se 1 apo 2 orë dhe rezultati i eleminimit të zonave të dhjamura mund të duket pas 2 deri 4 muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA