Mubarak rikthehet në burg, pas kurimit

20/12/2012 03:20

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka marrë ndihmë shëndetësore në një spital ushtarak, pasi kishte rrëshqitur dhe kishte vrarë kokën, sipas medias shtetërore. Mubarak ra në tualetin e burgut, të premten e kaluar, duke dëmtuar kokën dhe lënduar gjoksin, ka raportuar agjencia e lajmeve Mena.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Gen Mohammed Ibrahim, tha se Mubarak u rikthye në burg të mërkurën, pas kontrollit me rreze X. Mubarak, 84 vjeç, u dënua me burg të përjetshëm në qershor, për shkak se dështoi të ndalte vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të vitit të kaluar.

Ai u rrëzua nga posti i tij në shkurt 2011, pas javësh të tëra protestash masive, në të cilat rreth 900 persona vdiqën dhe më shumë se 6000 u plagosën. Mena, duke cituar burime të sigurisë, tha se ish-presidenti u kurua në spitalin ushtarak Maadi.

Në fillim të këtij muaji, policia në Spanjë bëri të ditur se kishte bllokuar asetet financiare të ish-liderit egjiptian, që shkonin në rreth 28 milionë euro. Ata vepruan, pasi autoritetet egjiptiane kërkuan bllokimin e aseteve të rreth 130 personave, të lidhur me regjimin e tij.

Top Channel