Italinë e shtojnë emigrantët

20/12/2012 00:00

Instituti Kombëtar i Statistikave shpalli të dhenat e censusit të fundit
të zhvilluar në Itali, vend që mund të cilësohet si vendbanim i grave,
të huajve dhe të moshuarve.

Regjistrohet nje rritje e numrit te banoreve te cilet prekin gati 60 milionet; me nje rritje prej 4,3% ne krahasim me te dhenat e fundit te censusit te 2001. E ndersa regjistrohet nje renie prej 250 mije banoresh italiane, zbulohet se shtimi i popullsise eshte rrjedhoje e rritjes se emigranteve.

Numri i tyre ne dhjete vjet eshte trefishuar duke arritur ne vitin 2011 ne rreth 4 milione, 53% e te cileve jane gra. Kundrejt kuotes prej 46% te emigranteve ne moshen 25 deri ne 44 vjeç, regjistrohet nje plakje e popullsise se vendit ne pergjithsi. Personat me moshe mbi 65 vjeç kane shenuar nje shtim te ndjeshem, ashtu si edhe ata mes moshes 95 deri 99 vjeç qe kane shenuar nje rritje prej 78,2%.

Deri ne tetor te vitit te kaluar ne Itali jetonin me shume gra se burra. Per çdo 93,7 burra ne vend jetojne 100 gra qe ne shifra do te thote se ne vend jetojne dy milione gra me shume se burra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB