Itali, Napolitano-Cancellieri: Votohet më 24 shkurt

20/12/2012 04:20

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, mbështet, në një deklaratë të lëshuar nga rezidenca e tij, komentin e ministres së Brendshme, Anna Maria Cancellieri, sipas së cilës 24 shkurti do të ishte data “më e përshtatshme” për zgjedhje, duke konsideruar çështjen e kërkesave të nevojshme të bashkëatdhetarëve të tyre jashtë vendit, për të patur mundësi shprehjeje.

Megjithatë, është e rëndësishme “ristabilizimi sa më shpejt i funksionalitetit të plotë të qeverisë”.

“Presidenti i Republikës, – lexohej në deklaratën e lëshuar nga rezidenca e tij, – mori shënim vlerësimet e bëra të ditura ndaj tij nga ministrja e Brendshme, Anna Maria Cancellieri, në lidhje me kompleksitetin dhe delikatesën e kërkesave teknike në lidhje me votimin e italianëve jashtë vendit, që sugjerojnë marrjen në konsideratë të datës 24 shkurt për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike, si më të përshtatshmen për të marrë parasysh plotësimin e të gjitha kërkesave të nevojshme”.

Cancellieri: Më mirë të votohet më 24 shkurt

“Për motive teknike, do të ishte më mirë të votohej më 24 shkurt, edhe pse proçesi zgjedhor mund të jetë gati edhe më 17 shkurt”. Këtë ka shkruar ministrja e Brendshme, Anna Maria Cancellieri, në një letër për presidentin e Republikës, Giorgio Napolitano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA