Dorëhiqet shefi i sigurisë

20/12/2012 03:55

Një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë dha dorëheqjen dhe tre të tjerë u
pezulluan nga detyra pas raportit të ashpër mbi misionin e Shteteve të
Bashkuara në Benghazi dhe boshllëqeve të qarta të evidentuara në drejtim
të sigurisë.

Departamenti i Shtetit sqaroi se shefi i sigurise diplomatike Eric Boswell ka vendosur te largohet nga posti, ndersa emrat e tre zyrtareve te pushuar, nuk jane bere publike. Nga sulmi i shtatorit mbi konsullaten amerikane ne qytetin e dyte me te madh te Libise, gjeten vdekjen ambasadori Christopher Stevens dhe tre diplomate te tjere.

Perfundimet e hetimit te pavarur ishin drastike. Mangesi jo te zakonshme te sigurise citohen aty si arsyet qe cuan drejt humbjes se jeteve edhe pse dokumenti nuk sugjeron marrjen e masave disiplinore ndaj ndonje individi te caktuar. Ne deklaraten e zedheneses se DASH-it, Victoria Nuland thuhet shprehimisht se Bordi i Shqyrtimit te Pergjegjesive rishikoi perfomancatt e kater zyrtareve, tre nga te cilet ne byrone e sigurise diplomatike dhe nje ne byrone e ceshtjeve te lindjes se aferme. per rrjedhoje, tre punonjes u pezulluan ndersa sekretarja e shtetit pranoi doreheqjen e Eric Boswell-it.

Perfundimet kryesore te raportit te Benghazi-t, ishin:
 
– deshtim sistematik ne nivele te larta brenda dy byrove te Departamentit te Shtetit, por theksohet se asnje zyrtar nuk i injoroi detyrimet e tij;

– besim i tepruar tek milicia lokale e armatosur, por pa shume eksperience, ndersa rojet e kontraktuara ishin ne vendin e gabuar;

–  personeli amerikan veproi me guxim dhe gadishmeri per te vene jeten ne rrezik ne menyre qe te mbroheshin koleget ne nje situate thuajse te pamundur;

– reagimi i qeverise libjane ndaj sulmit ishte gati inekzistent.

Komisioni bëri një sere rekomandimesh, duke përfshirë zhvillimin e standardeve minimale të sigurisë për objektet e përkohshme diplomatike në zonat me rrezik të lartë. Shefja e diplomacise amerikane Clinton tha se ishte dakort me te gjitha vleresimet e tij, dhe se po punohet per te permiresuar sigurine ne keto objekte.

Top Channel