Britanikët tërhiqen nga Afganistani

20/12/2012 00:00

Rreth 4.000 trupa britanike, nga 9.500 gjithësej, do të largohen nga Afganistani vitin e ardhshëm, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për marrjen e kontrollit të sigurisë nga trupat afgane.

Duke njoftuar planet në Parlmentin britanik, kryeministri David Cameron tha se vendimi ishte marrë pas mbledhjes së të martës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe pas një videokonference të tij me presidentin amerikan Barack Obama.

Misioni i NATO-s në Afganistan pritet të përfundojë në vitin 2014, por kryemeinistri britanik tha se Britania do të vazhdojë të jetë e pranishme në këtë vend edhe pas kësaj date.

Por, duket se është shkaku ekonomik që detyron Britaninë të pakësojë trupat nga ky konflikt, ku shpenzohen rreth 2.5 miliardë stërlina në vit.

Edhe pse thuhet se planet për tërheqjen janë shenjë e aftësisë në rritje dhe të mjaftueshme të forcave afgane, sërish ka shqetësime për inflitrime të talebanëve në radhët e këtyre forcave, si dhe mungesa e udhëheqësve të përshtatshëm në Afganistan.

Edhe amerikanët pritet të bëjnë një njoftim për pakësim turpash në janar. Që nga vitit 2001, 438 ushtarë dhe civilë britanikë kanë humbur jetën në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB