
Më shumë se kushdo është NASA që mezi pret të mbërrije 22 dhjetori. Agjensia amerikane e hapësirës është përmbytur nga e-mailet, telefonatat që kërkojnë përgjigje për “fundin e botës”, i parashikuar sipas Majave më 21 dhjetor të 2012.
Është një mit, origjina e të cilit është në kalendarin e majave, por në epokën e internetit dhe medias sociale, pikëpyetjet dhe shqetësimet e qindra njerëzve sfidojnë përgjigjet.
Zëdhënësi i Agjensisë, Duejn Braun shpjegoi se NASA zakonisht merr 90 telefonata apo e-maile në javë ndërsa kohet e fundit numri ka kaluar 200 apo 300 në ditë. Janë njërëz të merakosur, disa te ngarkuar me ankth që pyesin për fundin e botës.
Pyetjet variojnë nga: A do te përplaset ndonjë planet tjeter me Token? Do të shpërtheje Dielli? Do të ketë tre ditë erresire”. Ne këtë epidemi shqetesimi, NASA po bën gjithcka të mundur për te paraqitur faktet. Mes ketyre perpjekjeve jane intervista me shkencetare te postuara ne faqen e internetit te Agjensise Amerikane te Hapësires qe deri tani jane klikuar 4.6 milione here.
Njekohesisht është videoja: “Perse Bota nuk duhet te perfundonte Dje”. Megjithese nga titulli kuptohet qe flitet për 22 Dhjetorin, Braun tha se klipi prej kater minutash u postua online javen e kaluar për të shperndare mesazhin. Permendeshin disa skenare; rreshtimi i planeteve, erresira e plote, afrimi i një planeti te vogel te quajtur Nibiru, planeti X apo Eris qe po i afrohet Tokes dhe nga përplasja e fuqishme me token, do te mbreteronte shkaterrimi.
I vetmi konkluzion i NASA-s eshte; Jo, Bota nuk do te permbyset ne 2012. “Planeti yne ekziston prej me shume se 4 miliarde vjetesh dhe shkencetare te besuar, thote NASA, nuk njohin asnje kercenim qe lidhet me vitin 2012”.
Observatori Grifit deklaroi se do te qendroje hapur, nje minute pas mesnates se te premtes, per te deshmuar se parashikimet e kalendarit Maja, rreshtimi i planeteve apo fenomene te tjere nuk kane asnje baze. Perderisa NASA dhe shkenca vazhdon, 21 dhjetori s’eshte vecse nje dite tjeter. Ndaj jetojeni me ritmin tuaj te zakonshem!
As vetë Majat nuk e besojnë fundin
Nuk ka mbetur askush mbi Toke të mos besojë 21 dhjetorin, fundin e një faze të rëndësishme të kalendarit të lashte të majave. Po vete majat a e besojne kete? CNN vizitoi pasardhesit e tyre ne fshatin maja te Jaksunas, te bindur se bota nuk permbyset neser.
E njohin shumë mirë kalendarin e te pareve që bën fjalë për fundin e nje epoke dhe nisjen e nje tjetre; por nuk mendojne per ate fundin apokaliptik qe sjell “ferrin e perfytyruar” mbi tokë, e se fundi vdekjen.
Santos Esteban, nje gdhendes-druri në Jaksuna, në Meksikë ku jetojne me pak se 700 Maja, fshat qe ndodhet ne nje territor qe i përkiste Mbreterise se tyre, i vitit 2000 perpara Krishtit thote se nuk do te jete fundi i botes, por nisja e nje ere te re.
Njerezit e lashtesise e matnin kohen me cikle te quajtur Baktun, secili prej 394 vitesh dhe solstici dimeror i se premtes shenon fundin e te 13-it. Disa qe kane studiuar kalendarin thane se data për fundin e epokës nuk është e premtja, por e diela.
Kalendari eshtë bazuar ne vendosjen e trupave qiellore, diellit, henes dhe yjeve dhe u tregonte majave per tendencen mbi bujqesine apo ekonomine. Zhurma për fundin e botes vjen nga nje dru i gdhendur i majave, i beri ne vitin 700 Pas Krishtit qe parashikon ngjarjet me te medha ne kete baktun apo cikel kohe.
Nje pjese e ketij druri mungon kesisoj vetem mund te spekulohet, per mesazhin qe mund te kete patur. Por nese do te klikoni tani ne Google do te mesoni se e premtja ka ardhur ne Zelanden e Re dhe ajo s’ka levizur nga harta, ndodhet po aty.
Te premten, nje shikim nga dritarja ne mengjes do t’iu qetesoje, ndersa te shtunen, nuk iu mbetet gje tjeter vecse te festoni zanafillen e Baktunit te 14-te te Majave.
Top Channel