Deputetët rusë mbështetën me shumicë dërrmuese një ligj që pengon shtetasit amerikanë që të birësojnë fëmijë rusë, raportuan burimet zyrtare ditën e mërkurë.
Vendimi i Moskës konsiderohet si një kundërpërgjigje për ligjin “Magnitsky”, i kaluar më parë gjatë dhjerorit në Kongresin Amerikan.
Ligji i shumëdebatuar vendosi sanksione ndaj Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas Parlamentit Rus, vendimi për heqjen e të drejtës së birësimit për shtetasit amerikanë merret pas dokumentimit të abuzimit me disa prej fëmijëve.
Megjithatë, disa zëra brenda vetë qeverisë, si ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe ai i Arsimit, Dmitry Livanov, kundërshtuan këtë nismë të re “anti-amerikane” të Moskës zyrtare.
Sipas tyre, më shumë fëmijë rusë do të mbeten pa familje dhe shpresë për të ardhmen për shkak të këtij ligji.
Numri i birësimeve të jetimëve dhe fëmijëve të braktisur në Rusi është relativisht i ulët. Në vitin 2011, 3 400 fëmijë u birësuan në total, 1/3 e të cilëve nga familje amerikane.
Top Channel