Joe ishte vetëm tetë muaj kur prindërit e tij kuptuan që kishte diçka që nuk shkonte me shendetin e tij.
Kembet dhe duart i qendronin vazhdimisht te fryra dhe nuk arrinte te levizte dot nga vendi.
Pasi u vizitua te mjeku, rezultoi se Joe vuante nga “Sickle Cell Anemia”, nje forme shume e rende e anemise prej te ciles preket një numër i madh femije në Afrike.
Kjo semundje ka te beje me nje çrregullim te qelizave te kuqe te gjakut, te cilat nga pamundesia per te prodhuar mjaftueshem oksigjen per te furnizuar trupin, shkaktojne çrregullime dhe anomali te renda fizike.
Mjeket thane se nuk kishte asnje shprese per kurimin e Joe dhe se ai nuk do te jetonte shume gjate. Me shume gjasa nuk do te arrinte as adoleshencen.
Megjithate, mjekët thane se kishte nje shans. Joe mund te sherohej vetem nepermjet transplantit me qeliza staminale. Dhe qe kjo te ndodhte do te duhej nje perputhshmeri shume e larte e formulës se gjakut te dhuruesit me ate te Joe.
Prinderit e tij moren menjehere nje vendim. Nena ngeli shtatezane dhe pas 9 muajsh, u ruajten qelizat nga gjaku i kordonit te foshnjes së dytë. Menjehere u kryen analizat dhe rezultoi se fatmiresisht, Joe dhe vellai i ti kishin nje perputhje shume te mire te gjakut.
Pas 10 ditesh kimioterapi, Joi iu transplantuan qelizat staminale te te vellait. Dhe pas kesaj qelizat u pranuan shume mire nga trupi i tij.
Prinderit falenderojne arritjet shkencore ne kete fushe te mjekesise, pasi fale injektimit te ketyre qelizave, ai sot eshte nje femije normal dhe qelizat e tij te kuqe jane normale. Ai kurre me pas nuk pati probleme me shendetin e tij.
Kalim me tranzicion
Kloi lindi e shendetshme, ishte nje bebe perfekte. Por, kur ajo ishte 9- muajsh prinderit verejten se dora dhe kemba e saj e djathte ishin shume te dobeta dhe nuk kryenin levizjet qe kryenin edhe gjymtyret e tjera.
Madje ajo nuk arrinte dot as te rrotullohej, vetem zvarritej dhe kemba dhe dora e semure terhiqeshin ne menyre passive.
Pas vizites qe prinderit e saj kryen tek mjeku u mesua se vajza vuante nga nje semundje e rende.
Paralize cerebrale quhej diagnoza dhe Kloit i qe shkaktuar ne muajt e pare te jetes. Si pasoje e kesaj i qe demtuar nje pjese te trurit, ajo pjese qe ishte pergjegjese per krahun dhe doren e djathte.
Por, ne rastin e kesaj vogelushe pati nje shprese te madhe, pasi prinderit ja kishin ruajtur qelizat staminale ne momentin e lindjes.
Keshtu qe praktika ishte shume me e thjeshte, mjeket do te kthenin serisht ne trupin e Kloit qelizat e saj.
Injektimi i tyre u be ne nje kohe te shkurter dhe diten e neserme vogelushja u kthye ne shtepi se bashku me prinderit e saj.
Ate dite per here te pare ajo foli, tha emrin e vet sic e therrisnin prinderit me perkedheli: ko-ko. Tani Kloi eshte 5 vjeç dhe ka nje aktivitet fizik normal.
Madje edhe arrin te artikuloje shume mire. Prinderit e saj thone se jane krenare per te, sepse ajo ehste nje vajze e forte dhe e mrekullueshme. Klo ka bekuar jetet e tyre, sikurse ishte bekim edhe zbulimi dhe perdorimi i qelizave staminale per ta.
Top Channel