Katalunja, akord për referendumin e Pavarësisë

19/12/2012 02:40

Partia CiU në pushtet, e presidentit të qeverisë rajonale të Katalunjës, nacionalisti Artur Mas, si dhe partia e Pavarësisë në opozitë, ERC, kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e një referendumi, për Pavarësinë e Katalunjës në 2014-n.

“Kemi arritur një akord për të mbajtur referendumin gjatë vitit 2014”, ka deklaruar zyra e shtypit të ERC-së. “Po, ka një marrëveshje”, gjithnjë për referendumin, ka konfirmuar zëdhënësi i CiU-së. “Por, nuk kemi ende një datë ekzakte se kur do të mbahet ai”, ka shtuar ai.

Katalunja përfaqëson një komunitet autonom në Spanjë, me statusin zyrtar të një kombësie. Katalunja përfshin 4 provinca, Barcelona-n, Girona-n, Lleida-n dhe Tarragona-n. Kryeqyteti, dhe qyteti më i madh, është Barcelona, i cila është edhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë, pas Madrid-it. Ajo kufizohet me Francën e Andorrën në veri, si dhe me Detin Mesdhe në lindje. Rajonet fqinje të Spanjës janë Aragon dhe komuniteti Valencian, në perëndim dhe jug respektivisht.

Top Channel