Fico prezanton vajzën që Balotelli ende nuk e ka takuar

19/12/2012 10:20

Kjo është fotografia e parë e Pia Balotelli, vajzës së sulmuesit italian Mario Balotelli. Vogëlushja ka lindur në fillim të këtij muaji dhe futbollisti i Manchester City nuk e ka takuar ende fëmijën që ka me Rafaella Fico.

Në intervistën e saj të parë që pas lindjes, 27-vjeçarja u shpreh se Mario është një njeri i papërgjegjshëm: “Është krejtësisht i papërgjegjshëm. Erdhi një pikë që nuk i interesonte partnerja dhe vajza e tij. Kishim planifikuar të martoheshim, por papritmas gjithçka u prish dhe nuk e di pse.”

“Kur e mora në telefon për t’i thënë që linda, ai tha “nuk më intereson” dhe mbylli telefonin. Është i krimbur në para’, por për vajzën e tij nuk ka dhënë ende asnjë kacidhe”, shtoi Rafaella.

Rafaella dhe Mario ishin të lidhur për një vit para se në mars të ndaheshin pasi 27-vjeçarja shkoi të sqarohej për disa lidhje në Angli të futbollistit me ngjyrë.

Më pas, në muajin qershor, Rafaella kontaktoi sërish me të për t’i thënë që priste një fëmijë prej tij, por Balotelli refuzoi të pranonte atësinë fillimisht. Rafaella theksoi se do të bënte testin e ADN-së për të provuar që po thonte të vërtetën, ndërkohë që Balotelli u bind, nuk e kërkoi realizimin e testit dhe pranoi se ishte babai i vajzës.

Kur dukej se çifti ishte ribashkuar, Balotelli shkëputi çdo lidhje pasi nuk kishte aspak ndërmend të martohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA