Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, nuk preferon të tregojë nëse i ka kërkuar falje apo jo kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas skandalit të përgjimeve.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se me Krasniqin janë miq të vjetër, ndërkaq duket se nuk pëlqen të komentojë rreth kësaj teme, sepse largohet menjëherë nga foltorja, në të cilën paraqitet zakonisht pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Në njërën prej bisedave telefonike të publikuara kuptohet se Jakup Krasniqi nuk pëlqehet fare nga bashkëpartiakët e tij, Grabovci e Sami Lushtaku. E po kështu, edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili e quan Jakupovski.

Përvec komentit, se bisedat telefonike nxjerrin karakteret e vërteta të njerëzve, Krasniqi, në reagimin e tij, kishte kërkuar nga Grabovci dhe të tjerët të kërkojnë falje publikisht, për gjithçka kanë thënë.

Top Channel