Një dyqan armësh ku vrasësi i Konektikatit u përpoq të blinte një pushkë tre ditë përpara tragjedisë qe i mori jetën 20 fëmijëve dhe gjashtë mësuesve, favorizonte shitjen e armatimeve nëpërmjet një ulje madhore çmimesh për rastet e festave.
20-vjeçari Adam Lanza hyri të premten në shkollën fillore të “Sandy Hook” i armatosur me një automatik dhe një pistoletë, të marrë nga shtëpia e nënës së tij, duke vrarë 20 fëmijë të moshës gjashtë dhe shtatë vjeçarë, gjashtë mësues si dhe vetë nënën e tij.
Ai u neutralizua në skenën e tragjedisë së dytë më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në shkollat amerikane, pasi asaj te vitit 2007, kur nje i ri korean vrau 32 studentë në një universitet në Virxhinia.
Vizita në dyqanin e armëve ku nëna e vrasësit kishte blerë të paktën pesë pushkë dhe pistoleta, të përdorura nga i biri i saj me probleme të rënda të çrregullimit të personalitetit, tregoi edhe një herë më shumë lehtësinë me të cilën mund të blihen armë në SHBA, një vend ku armëmbajtja është e ligjshme.
Ulje të mëdha tek armët e automatike, pushkët, shotganët e pistoletat për ditët festive, shoqëroheshin nga ulje të tjera drastike në çmimin e plumbave, të shitur në dyqan deri me 5 cent copa.
Aktualisht, tragjedia e Konektikatit ka rihapur në SHBA debatin mbi armëmbajtjen, me vetë presidentin Obama që u shpreh se ligji aktual duhet rishikuar.
Top Channel