Romeo në gjurmët e të atit

18/12/2012 00:00

Romeo, djali 10-vjeçar i Victoria dhe David Beckham është në hapat e para të karrierës së tij në fushën e modës.

10-vjeçari pozoi për fotografin Mario Testino me veshjet e Burberry dhe vetë padroni i shtëpisë së modës pranoi se Romeo ishte qershia mbi tortë e koleksionit të veshjeve dimërore.

Romeo dhe vëllezërit e tij Brooklyn 13 vjeç dhe Cruz shtatë vjeç, së bashku me prindërit e tyre u fotografuan me veshje Burberry gjatë mbrëmjes gala në nder të Spice Girls, anëtare e të cilave ka qenë edhe vetë Vic.

E ndërsa në modë, hapat e para të Romeos ishin të suksesshme mbetet për t’u parë nëse do të jetë po aq i suksesshëm sa i ati në futboll…apo ndoshta sa e ëma në muzikë.

Top Channel