Recitali i Elina Dunit
18/12/2012 15:35
Publiku i apasionuar pas muzikës së veçantë të Elina Dunit ka mbushur plot sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit mbrëmjen e së hënës.
Këngëtarja e njohur shqiptare me banim në Zvicër, e shoqëruar nga kuarteti i saj, ka ardhur këtë radhë pranë dashamirësve në një natë të vetme kushtuar Shqipërisë.
Elina ka paraqitur albumin e saj të tretë “Matanë Malit”, i cili përmban 12 këngë të përpunuara në stilin “etnojazz”. Ndër to ka këngë të vjetra shqiptare dhe melodi të njohura të trashëgimisë popullore si “Unë ty moj”, “Celo Mezani” apo “Cobankat”.
Albumi dhe koncerti vijnë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë si një dedikim për vendin ku Duni lindi e u rrit deri në moshën 10-vjeçare.
Top Channel