Megan Fox, ndihmë për rritjen e fëmijës

18/12/2012 16:00

Megan Fox ka pranuar në një emision televiziv amerikan (The Tonight Show me gazetarin Jay Leno) se ka punësuar një grua për ta ndihmuar me djalin e saj 2-muajsh.

Aktorja e bërë e famshme në sagën ‘Transformers’, theksoi: “Unë dhe Brian Austin (bashkëshorti) jemi shumë të lumtur që kemi mes nesh Noelin tashmë. Gjithsesi, rritja e një fëmije qenka më e vështirë nga ç’prisja.”

“Në fillim mendova se mund t’ia dilja vetë mbanë, por ishte e pamundur. I kisha mbivlerësuar aftësitë e mia. Unë dhe Brian u rraskapitëm dhe i thashë se nëse nuk merrnim dikë për ndihmë, do të divorcoheshim. Nuk po flinim dot më dhe po të vazhdonim ashtu, do të vrisnim njëri-tjetrin”, theksoi Megan Fox.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA