Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme Autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës paralajmërojnë reforma të dhimbshme, në mënyrë që të plotësohen kushtet për ecjen e vendit drejt integrimit europian.
Në takimin e radhës së task-forcës për integrimin europian, ministrja Vlora Çitaku u ndal te reformat e domosdoshme, të cilat duhet t’i kryejnë institucionet përkatëse.
Ndërkaq, kryetari i komisionit parlamentar për integrim, Lutfi Haziri, tha se është vendosur që, përveç miratimit të legjislacionit, parlamentarët të fokusohen në monitorimin e ligjeve, në mënyrë që mekanizmat e shtetit të mund të ndërtojnë strategjinë e përbashkët europiane.
Zyrtarë të Komisionit Europian, në fakt, lavdërojnë angazhimin e ministrisë europiane, megjithatë, duke iu referuar konkluzioneve të Këshillit, vihet re se rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd përcaktojnë nisjen ose jo, të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Ne shpresojmë, që kriteret afatshkurtra do të plotësohen dhe do të arrihet progres në dialogun Prishtinë-Beograd, në mënyrë që Këshilli të pajtohet, që të fillojmë bisedimet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në presidencën e ardhshme.
Javën e kaluar, Komisioni Europian nuk e miratoi nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, një gjë kjo që shkaktoi jo pak pakënaqësi në institucionet e vendit.
Top Channel