Këngëtari Enrique Iglesias dhe e dashura e tij ish-teniste, Anna Kournikova, vendosën të shkëputen për disa orë nga përditshmëria e jetës së tyre, duke marrë jahtin e 37-vjeçarit për një shëtitje në det pranë brigjeve të Majemit.
Të ndjekur nga fotografët, çifti që prej 11 vitesh ndaj një lidhje romantike u duk i relaksuar, ndërsa me vete ata kishin marrë edhe dy qentë e tyre.
Enrique, në një formë të mirë fizike, ishte ai që drejtoi jahtin, ndërsa Kournikova, me një veshje sportive, u duk hera-herës e përgjumur.
Iglesias dhe Kournikova janë të lidhur që prej fundit të vitit 2012, por pavarësisht lidhjes së tyre të gjatë, në një intervistë të përpara disa javëve, rusja theksoi se asnjëri prej tyre nuk ka ende plane për t’u martuar apo krijuar familje.
Top Channel