Autoritetet gjermane përballen me rrjetin shoqëror “Facebook”, mbi emrin e përdoruesve të kësaj faqeje, raportoi “BBC” të martën.
Rrjeti shoqëror detyron përdoruesit e tij që të vendosin emrin e tyre të vërtetë ose të paktën, një emër standart, me emër dhe mbiemër, në profilet e tyre.
Megjithatë, sipas ligjit gjerman, përdoruesit e internetit kanë të drejtë të përdorin nofka në aktivitetin e tyre virtual dhe Gjermania pretendon nga rrjeti që të lejojë aplikimin e pseudonimeve, për të respektuar ligjin vendas.
Në kundërpëgjigje, “Facebook” u shpreh se do të luftojë me vendosmëri këtë ligj dhe se mënyra se si bëhen emërtimet aktuale në faqe, përmbush kriteret e kërkuara nga autoritetet europiane.
Sipas rrjetit shoqëror, aplikimi i këtij ligji dhe lejimi i përdoruesve që të fshiheshin pas pseudonimevë të tyre, do të ndryshonte karakterin e faqes dhe do të inkurajonte përdorimin e paligjshëm të saj, pa pasur frikë nga rrjedhojat që mund të vijnë si një shkelës i identifikuar.
Top Channel