Fox: Të jesh nënë, gjëja më e bukur në jetë

18/12/2012 00:00

Aktorja Megan Fox tregoi se është pranë rikthimit në formën e saj më të mirë fizike, vetëm dy muaj pas lindjes së djalit të saj të parë.

26-vjeçarja ishte e pranishme në programin amerikan “The Tonight Show”, në të cilin deklaroi se këto pak javë në të cilat është bërë nënë, janë më të bukurat e jetës së saj.

“Më pëlqen shumë të jem nënë. Është gjëja që më pëlqen më shumë të bëj në jetë deri tani dhe ndihem shumë e lumtur”, deklaroi Fox, duke iu referuar djalit të saj Noah dhe jetës përkrah bashkëshortit Brian Austin.

Në intervistën e saj, aktorja deklaroi se është e vendosur që t’i kushtojë sa më shumë kohë të jetë e mundur të birit, por ka ndryshuar mendje mbi vendimin për të rritur djalin e vetme.

“Të kesh një fëmijë është e vështirë. Duhet shumë punë dhe unë nuk punësova ndonjë dado, pasi mbivlerësova aftësitë e mia. Nuk e kisha të qartë se e vështirë do të ishte dhe unë e Brian u ndiemë me të vërtetë të sfilitur. Kështu që i thashë: Na duhet një dado, ose ndryshe do të ndahemi, sepse duke qëndruar përditë pa gjumë, kemi për t’u kacafytur edhe për gjënë më të vogël”, deklaroi Fox.

Top Channel