Channing Tatum do të bëhet baba
18/12/2012 21:15
Channing Tatum dhe bashkëshortja e tij Jenna Dewan do të bëhen prindër për herë të parë.
Cifti e ka dhënë lajmin për people.com, një ditë pasi 32-vjeçarja Jenna theksoi për ‘Access Hollywood’ se donte një fëmijë.
Ajo tha: “Duam të krijojmë një familje dhe kurdo që të kemi fatin do të jemi shumë të lumtur.”
Channing Tatum dhe Jenna Dewan janë njohur në sheshxhirimin e filmit Step Up në vitin 2006. Edhe aktori, i cili pak kohë më parë u përzgjodh si mashkulli më seksi në botë, muajin e kaluar shprehu dëshirën e tij për tu bërë prind.
“Unë jam gati dhe gruaja është gati. Dua 3 fëmijë, por të shohim sepse ne meshkujt e kemi të lehtë të flasim”, theksonte Tatum.
Top Channel