
Vargut të gjatë të personaliteteve italiane të rreshtuara kundër rikthimit të Berlusconi-t në politikë, u është bashkangjitur me mënyrën e tij të vecantë edhe regjisori, aktori dhe komediani i famshëm, Roberto Benigni.
Në spektaklin e radhës Benigni tha se nuk mund të anashkalonte dy ngjarjet e mëdha të dhjetorit.
“Ky dhjetor ka dy lajme të këqia; i pari është fundi i botës dhe i dyti…mes gjithë atyre italianëve që zgjedhin pensionin është njëri…njëri që rikthehet për të gjashtën herë dhe të shtatën vendos të tërhiqet. Doja të merresha me të tjerët për 10 minuta, por s’mundem. U rikthye ai! Ka material për 2 orë e gjysmë”, nisi monologun e tij në Raiuno komediani i italian i nderuar me cmimin Oscar.
“Berlusconi ka një ëndërr, thotë Benigni, dëshiron të bëhet president. Dhe kjo na duhej që pastaj të shihnim surratin e tij ngado, edhe nëpër rajonet e policisë. Zot të lutem mëshirë!”, shton ai.
Top Channel