20 ditë nga zhdukja e 10-vjeçarit

18/12/2012 00:00

Julian Çela, fëmija 10-vjeçar i një prej zyrtarëve të SHISH, vazhdon të konsiderohet i humbur nga policia e kryeqytetit.

I zhdukur që prej datës 30 nëntor në Laprakë, për 10-vjeçarin ende nuk ka ndonjë gjurmë dhe pavarësisht numrave në dispozicion të vëna nga policia dhe familja, askush nuk ka dhënë ende ndonjë informacion të vlefshëm për të.

Prokuroria nisi hetimet pak ditë më vonë nga humbja e tij, për shkak se familja hezitoi të bënte denoncimin që ditën e parë të humbjes së 10-vjeçarit.

Policia ka nisur hetimet duke mos e konsideruar fëmijën të rrëmbyer, por të humbur për shkak se nuk gjeti asnjë provë në vendin nga ku u largua minoreni për ta konsideruar si të tillë.

Kur janë bërë 18 ditë nga humbja e tij, policia ende nuk ka një pistë konkrete hetimi.

Top Channel