Incident diplomatike në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon ceremoninë për të shmangur përplasjen
Policia në Ukrainë është duke hetuar mbi një krim që ka terrorizuar vendin, pasi një gjykatës dhe familja e tij u gjetën me kokat e prera në shtëpinë e tyre, në qytetin e Kharkivit.
Vetë ministri i Brendshëm dhe kryeprokurori i vendit vizituan skenën e krimit, të vendosur në prioritet hetimi për policinë dhe organet e tjera.
Sipas policisë, vrasja e gjykatësit mund të lidhet me punën e tij apo koleksionin e rrallë të antikuareve.
58-vjeçari Trofimov koleksiononte monedha të rralla, medalje të Luftës së Dytë Botërore dhe statuja kineze.
Disa prej këtyre antikuareve, mungonin në shtëpinë, ku u gjetën vetëm trupat e gjykatësit, bashkëshortes, djalit dhe nuses.
Ky krim i përbindshëm, për nga natyra, i ngjan vrasjes së Georgy Gongadzes, në vitin 2000.
Një gazetar investigativ kundërshtar i autoriteteve, Gongadze u zhduk dhe trupi i tij pa kokë u gjet në një pyll pranë Kievit.
Top Channel