Kristen Stewart dominoi kronikat rozë gjatë verës së 2012-s, pasi një revistë zbuloi tradhëtinë e saj me regjizorin Rupert Sanders.
Aktorja, e cila ashtu si në sagën “Twilight”, edhe në jetën reale ishte e lidhur me aktorin Robert Pattinson, kaloi një moment shumë të vështirë personal, që e bëri të qëndronte larg vëmendjes mediatike dhe t’i kërkonte një ndjesë publike të dashurit të saj.
Megjithatë, që prej atëherë, Stewart dhe Pattinson janë rikthyer bashkë, pasi ky i fundit vendosi ta falë dhe tashmë, 22-vjeçarja beson se ai moment i vështirë, tashmë e ka bërë njeri më të mirë.
“Pasi u zbulua ai skandal, nuk doja të përballesha me opinionin publik dhe vendosa të kyçesha në një dhomë hoteli, deri sa kuptova që nuk mund të vazhdoja më gjithmonë ashtu. E gjithë ajo vorbull, më ka bërë të kuptoj dhe të marr më shumë përgjegjësitë e mia përsipër”, deklaroi Stewart.
Top Channel