Penelope Cruz, gjysmë-nudo në filmin e ri
17/12/2012 14:20
Penelope Cruz do të interpretojë një skenë ku shfaqet gjysmë-nudo në filmin e saj më të ri me titull ‘Twice Born’.
Skena në fjalë tregon aktoren duke mbajtur djalin e saj të vogël të mbështetur në gjoksin e zhveshur.
Aktorja 38-vjeçare luan rolin e një nëne beqare, e cila kthehet në Sarajevë me djalin e saj adoleshent për të përjetuar edhe një herë eksperiencat e saj gjatë luftës në Ballkan.
Gjithashtu filmi përmban një skenë të “nxehtë” të Penelope Cruz me aktorin Emile Hirsch.
‘Twice Born’ është një film emocional që flet për dashurinë e humbur dhe marrëdhëniet e vështira.
Top Channel