Disa femra kanë arritur të shndërrohen në kukulla Barbie me anë të operacioneve të shumta plastike, ndërsa tani vjen lajmi se edhe një burrë 32-vjeçar ka shpenzuar 100 mijë dollarë për 100 operacione plastike për tu shndërruar në partnerin e Barbie-t, kukullës Ken.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer operacionet plastike sepse është një mënyrë kreativiteti”, thekson zoti Jedlica, i cili ka bërë modifikime në vetulla, mollëza, buzë dhe të pasme ndër të tjera.
Ai i ka nisur operacionet kur ishte vetëm 18 vjeç duke modifikuar hundën fillimisht: “Ishte diçka që më entuziazmoi shumë. Ishte operacioni i parë plastik dhe me kalimin e viteve kam bërë shumë të tjera.”
Kur u pyet në një emision televiziv amerikan për komplikacionet që mund t’i sjellin në të ardhmen kaq shumë operacione, Jedlica tha: “Gjithçka që bëjmë në jetë ka rrezikun e vet. Unë e shoh trupin tim si diçka ku bëj art. Të më thuash ndalo me operacionet plastike është si t’i thoje Pikasos mos të pikturonte më.”
Top Channel