Madonna, turi më i suksesshëm i vitit 2012
17/12/2012 14:00
“Turi Botëror MDNA” i Madonna-s ishte më fitimprurësi për vitin 2012. Diva e muzikës botërore ka grumbulluar një total prej 228 milionë dollarësh nga koncertet e saj duke lënë pas gjithë këngëtarët e tjerë.
Sipas BBC, më shumë se 1.6 milionë fansa kanë blerë bileta për ta parë 54-vjeçaren në 65 qytete të ndryshme që nga muaji qershor.
Në vend të dytë renditet Bruce Springsteen, i cili ka fituar 198 milionë dollarë.
Vendi i pestë dhe i gjashtë mbahet nga grupi Coldplay dhe këngëtarja Lady Gaga, respektivisht me 147 dhe 125 milionë dollarë të grumbulluar nga koncertet e këtij viti.
Top Channel