Hetim i ri mbi vdekjen e Winehouse

17/12/2012 17:45

Një hetim i ri mbi vdekjen e Amy Winehouse do të realizohet së shpejti, pasi mjeku ligjor që kreu autopsinë e këngëtares duket se nuk kishte kualifikimin e duhur për të lëshuar çertifikatën e vdekjes, lajmëruan ditën e hënë mediat britanike.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare u gjet e vdekur në banesën e saj një vit më parë.

Për shkak të problemeve që kishte pasur në të shkuarën 27-vjeçarja me varësinë prej subtancave narkotike, fillimisht u raportua se vdekja e saj kishte ardhur si rrjedhojë e një mbidoze.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore arriti në përfundimin se zemra e Winehouse pushtoi si rrjedhojë e intoksikimit nga konsumi i një niveli jashtëzakonisht të lartë të alkoolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA