Fier, aksident rrugor, vdes 51-vjeçari

16/12/2012 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari ndodhi gjatë orëve të vona të natës në aksin rrugor Sheqishtë-Verbas, në rrethin e Fierit.

Automjeti me targa të Fierit 23 68 D doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i saj Arben Jakupaj, nga fshati Zharrëz. Viktima u gjet nga banorët e zonës në orët e para të mëngjesit.

Nga të dhënat paraprake të ekspertëve, mendohet që viktima të ketë udhëtuar me shpejtësi në terren me lagështirë duke humbur kontrollin e mjetit në një rrugë në errësirë të plotë dhe ka përfunduar në kanal.

51-vjeçari ka qenë i vetëm në mjetin e tij kur po kthehej për në shtëpi. Temperaturat e ftohta të natës janë bërë shkak që viktima të gjendet pothuajse në gjendje të ngrirë në kanal duke mos patur mundësinë për ndihmën e parë në terrin e natës.

Top Channel