Babai fal vrasësin e së bijës

16/12/2012 10:30

Në një shembull të pabesueshëm kurajo, një baba i shkatërruar nga vrasja e të bijës 6-vjeçare në masakrën e ndodhur në shkollën fillore në Konektikat, SHBA, i ofroi falje dhe mbështetjen e tij familjes së vrasësit.

Robbie Parker, i cili humbi të bijën Emilie në këtë tragjedi, duke u përpjekur që të përmbante dhembjen dhe lotët, deklaroi në një program të rrjetit kombëtar “CNN”: “Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella të gjithë atyre prindërve që gjenden në të njëjtin situatë si unë. Kjo është një tragjedi e tmerrshme, zemra ime është pranë tyre. Dhe kjo përfshin edhe familjen e vrasësit. Dua t’i them se dashuria dhe mbështetja jonë shkon gjithashtu tek ju”.

Sipas babait 30-vjeçar, në këtë moment të jashtëzakonshëm dhembje, urrjetja nuk do të ishte në gjendje të shërojë plagët, prandaj kushdo duhet të kthehet drejt ndienjave më të sinqerta dhe fuqishme njerëzore.

”Ndërsa brenda nesh po zë vend zymtësia dhe një dhembje gati e papërballueshme, ngjej ngushëllim tek ajo që ime bijë përfaqësonte, tek entuziasmi dhe aftësia e saj për të bërë kaq shumë njerëz për vete, në kaq pak kohë që jetoi mbi këtë tokë”, shtoi babai, i cili nuk dëshiron të mallkojë fatin e tij, por shprehet i “bekuar”, që të paktën e pati, edhe pse për një kohë aq të shkurtër, të bijën Emilie.

Një mesazh i tillë falje dhe kurajo njerëzore, mbetet në thelb i ngjashëm me atë që Papa Gjon Pali i Dytë (Karol Vojtila), i ofroi turkut Mehmet Ali Agça, të cilin e fali pasi ai tentoi ta vriste në një atentat të dështuar ne vitin 1981.

6-vjeçarja Emilie Parker, nje prej 26 viktimave te sulmit ne nje shkolle fillore te Konektikatit, SHBA

Kohera me te lumtura: Familja e bashkuar. Emilie, vajza me e madhe e ciftit, djathtas

Robbie Parker dhe bashkeshortja, te shkaterruar nga dhembja ne momentin e mesimit te lajmit ne vendngjarje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA