SHBA, masakra “për një fjalë goje”

15/12/2012 00:00

Debati me katër anëtare të stafit të mësuesve të shkollës Sandy Hook, tre prej të cilave tashmë janë të vdekura, duke se ka qenë shkaku i çmendurisë ekstreme të 20-vjeçarit Adam Lanza, i riu që i mori jetën 27 personave, përfshirë këtu 20 fëmijë 5 deri në 10 vjeç dhe të ëmës së tij.

Autoritetet amerikane vijojnë të hetojnë për të kuptuar se ç’e shtyu autorin drejt masakrës. Burime nga grupet hetimore citohen nga mediat amerikane, se një ditë para masakrës, 20-vjeçari ishte paraqitur në ambientet e shkollës për fëmijë.

Aty ka nisur një zënkë me katër pjesëtare të stafit pedagogjik të institucionit, mes të cilave edhe drejtoresha e shkollës, psikologia dhe një mësuese tjetër, që të tria të vdekura, ndërsa mësuesja e katërt e përfshirë në zënkën me 20-vjeçarin nuk ndodhej në ambientet e shkollës në minutat e masakrës.

Mediat amerikane e identifikojnë si Lauren Rousseau, 30- vjeç. Autoritetet kanë marrë në pyetje atë dhe pritet që dëshmia e saj të zbardhë masakrën, e për më tepër atë që ka ndodhur një ditë më parë mes katër mesuesve dhe autorit të vrasjeve.

***

Tragjedia ka rindezur debatin në Shtetet e Bashkuara mbi ligjin për posedimin e armëve të zjarrit. SHBA njihet si vendi i industrializuar ku lehtësitë për marrjen e një arme janë të papërfillshme, kjo nën një nen tradicional të Kushtetutës që e cilëson këtë të drejtë si e drejtë e personit.

Mediat në SHBA sjellin shembuj dhe shifra tronditëse të jetëve të marra nga armët e zjarrit, pikërisht për shkak të këtyre lehtësive. CNN thotë se mbi 9 mijë amerikanë kanë humbur jetën në vitin 2011 nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara, një shifër kjo shumë herë më e lartë po të krahasohet me vendet europiane ku ligjet për armë-mbajtjen janë të ashpra.

Si për rastësi, një sulm i ngjashëm ndaj një institucioni arsimor ndodhi edhe në Kinë, ku një person i armatosur me thikë sulmoi fëmijët e një shkollë. Mbi 20 ishin viktimat e sulmit, thotë CNN, por vetëm dy prej tyre po luftojnë për jetën, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë të lehta.

E ndërsa përparësia tani është shërimi i zemrave të lënduara, sic do të deklaronte presidenti Obama, në ditët, javët, muajt apo ndoshta edhe vitet në vazhdim, SHBA do të ziejë nga debatet për ligjin e armëve.

***

Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për “veprime të rendesishme” kundër krimeve me armë, pas masakrës në shkollën fillore në Connecticut, ku humbën jetën 27 persona, mes të cilëve 20 fëmijë.

Kjo renditet si ngjarja e dyte me e rende ne Shtetet e Bashkuara, pas asaj ne Virxhinia Tek, në 2007 ku u vrane 32 persona. I prekur, Obama përmendi fjalët “hidhërim tronditës”, për vdekjet në shkollën “Sandy Hook” të Neëtoën. Autori i masakrës është identifikuar si Adam Lanza, 20 vjec.

I veshur me te zeza dhe nje jelek ushtarak. I armatosur rende – sic raporton CNN – hyri ne shkollen fillore ne qytezen e qete duke vrare brenda pak minutash 26 persona. Por hetuesit nuk duan te spekullojne per motivet. Nje ish-shoqe e klases se Lanza e pershkroi ate si të qete dhe te rezervuar.

Shefi i policisë, Pol Vans tha se 18 fëmijet kishin vdekur menjehere ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital. Gjashtë të rritur jane mes viktimave, si edhe vrasesi. Ne fillim u raportua se ai ishte qelluar nga policia, por të shtunën, mediat kanë një pikture më të qartë të tragjedisë duke sjelle faktin e vetevrasjes se tij.

Ai mendohet se ka vrare te emen, mesuese ne profesion, por jo pjese e stafit te “Sandy Hook” dhe më pas i është drejtuar shkollës,mengjesin e së premtes.“Djalli vizitoi te premten bashkesine tone- tha Guvernatori i Connecticut, Dan Malloi. Dy pistoleta u gjeten ne shkolle dhe nje gjysme-automaik i kalibrit 223, ne nje makine qe ndodhej ne parkimin e shkolles.

Armet- sic raporton CNN- ishin blere me leje nga e ema e Lanza-s, Nancy. Ne pyetje jane marre vellai i Lanzas, Rajan qe jeton ne Neë Jersey dhe i Ati qe jeton ne Connecticut.Nje prej nxenesve me fat qe mundi t’i shpetoi masakres ishte dhe kosovarja Vanesa Bajraliu,9 vjece, ne klasen e kater.

Ajo tregoi se policet i kishin mesuar t’i kapeshin per dore dhe te mbyllnin syte. Kur i hapem tregoi ajo ishin jashte. Vellai i saj, 17-vjecari Mergim Bajraliu ndodhej shume prane shkolles kur degjoi te shtenat. Ai tregoi se kishte pare nje vajze te plagosur rende, me pas nje tjeter, fytyra e te ciles ishte mbuluar nga gjaku.
Kishte vrapuar per te marre te motren dhe ishin larguar me shpejtesi nga vendngjarja. “Sandy Hook” është një shkolle me 600 nxenes nga 5 ne 10 vjec, duke nisur nga kopeshti deri ne klasen e katert.  

Top Channel