Procesi i divorcit me bashkëshortin, Neda Balluku: Duhen vite për të marrë këto vendime
Punonjësit e një kompanie ajrore në Hong-Kong nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me punëdhënësit e tyre për rinovimin kolektiv të kontratës.
Megjithatë, punonjësit nuk kanë ndërmend të dalin me pankarta, të marshojnë apo të bllokojnë aeroportet. Atyre u ka shkuar në mendje diçka tjetër, krejt origjinale dhe ndoshta më efikase se sa protestat ekstreme.
Stjuardët dhe stjuardesat kanë vendosur që të mos shërbejnë alkool në bordin e avionit, madje as t’u buzëqeshin apo të tregojnë mirësjellje të tepruar ndaj pasagjerëve.
Mirësjellja dhe buzëqeshja e munguar e personelit mund të mërzisë pasagjerët aq sa në të ardhmen ta bojkotojnë kompaninë aziatike Cathay Pacific, kompani me pesë yje dhe e renditur në dhjetë kompanitë më të mira në botë që ofrojnë këtë shërbim.
Sigurisht, protesta mund të mos e çojë Cathay Pacific drejt falimentimit, por e sigurtë është që do të ndikojë në vlerësimin e saj si një ndër kompanitë me prestigjoze ajrore, ku edhe çmimet e shërbimeve janë goxha të kripura.
Top Channel