Penn-Armani, bashkë për bamirësi

15/12/2012 00:00

Giorgio Armani dhe Sean Penn janë bashkuar sërish për të promovuar fushatën e tyre të bamirësisë në mbështetje të popujve të goditur nga tragjeditë.

Divi i kinemasë e themeloi kompaninë e tij pas tërmetit fatal që goditi Haitin në vitin 2010 dhe më pas përfshiu në të edhe gjigandin e modës botërore.

Bashkëpunimi mes tyre nisi në Festivalin e fundit të Kanës, ku Penn dhe Armani nisën fushatën për mbledhjen e fondeve, për t’u ardhur në ndihmë popujve në vështirësi.

Ndërkohë, Penn do ta shohim së shpejti edhe në ekranin e madh me filmin “Gangster Squad”, ku ai interpreton një bos mafioz që ngre një perandori kriminale në Los Anxheles.

Por aktiviteteve të tij u bën kontrast një skuadër policie, e cila shkel të gjitha rregullat për të rrënuar organizatën e Mickey Cohen, i interpretuar pikërisht nga Penn.

Në këtë film interpretojnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Ryan Gosling, Emma Stone, Josh Brolin, Giovanni Ribisi, etj.

Top Channel