Lakuriq nate apo mi? Jo është qen
15/12/2012 00:00
Me veshët që ngjasojnë me shumë me ato të lakuriqit të natës dhe gjatësinë e peshën e trupit jo më të madhe se të një miu, Lacey, qeni i rracës Chihuahua synon të shndërrohet në qenin më të vogël në Britaninë e Madhe.
Gjatësia e Lacye nga gjymtyrët e para deri tek të pasmet është 4 centimetër, ndërkohë që së bashku me kokën dhe bishtin, shkon pak më shumë se 10 centimetër. Pesha e saj shkon 460 gram.
Aq e vogël është Lacey sa lehtësisht mund të qendrojë në një filxhan normal çaji. Ajo është 9-javëshe, por duke njohur karakteristikat e këtij lloji të qenit, vështirë se do të zgjatet apo shtojë më në peshë duke u bërë kështu jo vetëm qeni më i vogël, por edhe më e vogla e vetë rracës Chihuahua.

Top Channel